Sunday, 1. March 2026
Futboll

Salah ikën në fund të sezonit, Liverpool e gjen në La Liga zëvendësuesin ideal të egjiptianit

GS 01/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mohamed Salah po luan sezonin e fundit me Liverpool-in, pasi do të largohet në verë, një vit para përfundimit të kontratës. E ardhmja e egjiptianit pritet të jetë në MLS ose në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, Liverpool ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e denjë për pozicionin e Salah. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se emri i parë në listën e Liverpool, është ylli i Real Madridit, Rodrygo.

Braziliani u përfol shumë gjatë verës së kaluar për një largim të mundshëm nga “Los Blancos”, por në fund vendosi të qëndrojë. Megjithatë, situata mund të ndryshojë këtë verë, ku braziliani nuk ka qenë një titullar i mirëfilltë, gjë që mund ta shtyjë drejt një aventure të re.

Rodrygo është nën kontratë deri në vitin 2028 me klubin madrilen, “Los Blancos” kanë refuzuar gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës së kaluar çdo ofertë që ka ardhur për të, pasi ka qenë më pak se 85 milionë euro, shifër e vendosur për largimin e anësorit brazilian.

Teilen: