Pavarësisht ofertave të çmendura nga Arabia Saudite, Mohamed Salah ka vendosur të qëndrojë në Europë, pasi të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës.
TEAMtalk zbulon se sulmuesi egjiptian është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin te Fenerbahce. Klubi turk i ka bërë një ofertë tejet joshëse, që përfshin një pagë javore prej rreth 385,000 eurosh.
Po ashtu me klubin turk, Salah do të ketë mundësinë të luajë në Champions League. Salah u dëmtua në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace, por egjiptiani do të rikuperohet në kohë për ta mbyllur me Liverpool-in, ashtu siç i takon me një nderim spektakolar nga tifozeria e klubit të kuq.