Mohamed Salah po kalon një nga fillimet më të mira të sezonit në karrierën e tij, me 11 gola dhe shtatë asistime në 13 ndeshje të Premier League-s, duke përfshirë një gol dhe një asistim në ndeshjen kundër Manchester City-t të dielën.
Tani, shtypi francez flet për interesimin e Paris Saint-Germain për sulmuesin egjiptian, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.
Sipas ‘L’Équipe’, një burim pranë ka deklaruar se ‘tani ka një mundësi të mirë që Salah të përfundojë te PSG’. Sulmuesi i Liverpoolit shihet si alternativë pas disa tentativave të dështuara këtë sezon. Parisienët kanë tentuar, pa sukses, të nënshkruajnë me Kvaratskhelian nga Napoli, Sancho nga Man. United, dhe Nico Ëilliams nga Ath. Bilbao. Po ashtu, në shkrimin e medias franceze thuhet se ‘fondet nuk janë problem’, pasi largimet e lojtarëve si Neymar, Mbappé dhe Messi gjatë dy viteve të fundit kanë ulur ndjeshëm shpenzimet për paga. Lidhja mes Salah dhe Nasser Al-Khelaifi, pronarit të PSG-së, gjithashtu mund të ndihmojë që “Faraoni” të përfundojë në “Parc des Princes”.
Pas ndeshjes kundër Manchester City-t, Salah foli sërish për përfundimin e kontratës, duke deklaruar se do të ‘shijojë çdo sekondë’.