Sipas ish-portierit të Anglisë, Paul Robinson, Mohamed Salah së shpejti do të largohet nga Liverpooli dhe Premier League për të përqafuar projektin e Arabisë Saudite, me disa klube të Saudi Pro League të gatshme për të mirëpritur futbollistin egjiptian.
Operacioni madje ka përfunduar sipas Robinsonit, një njohës i madh i futbollit anglez si dhe atë të Lindjes së Mesme.
Sipas tij, Salah në Arabinë Saudite është një lloj operacioni i pashmangshëm dhe, duke pasur parasysh edhe fenë e futbollistit të Liverpool-it, do të jetë një lëvizje edhe më e bujshme se ajo e Cristiano Ronaldos tek Al Nasrr.
“Për mua është një punë e përfunduar”, thotë Paul Robinson në podcastin “Inside Truck”.
“Për ambiciet e tij personale, pasurinë e tij personale dhe pasurinë e tij të trashëguar për ta marrë me familjen e tij.
“Jo vetëm kaq, por për bindjet e tij fetare. Duke luajtur në atë kampionat, ai do të jetë një ikonë. Cristiano Ronaldo ka shkuar më parë atje, por ai nuk mund të luajë përgjithmonë.
“Mohamed Salah, në atë kampionat, e kalon Ronaldon. Interesi që ai gjeneron dhe të ardhurat që ai sjell në atë kampionat. Do të jetë marrëveshja më e madhe që ka parë ndonjëherë Premier League, nuk kam asnjë dyshim”.