Kontrata e Mohamed Salah me Liverpoolin po i afrohet skadimit (30 qershor 2025) dhe historia e bukur e dashurisë mes sulmuesit egjiptian dhe “Reds” rrezikon të përfundojë në çdo gjë tjetër veçse jo në mënyrë paqësore. Vetë ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës e bëri të qartë: “Është pothuajse dhjetor dhe nuk kam marrë ende ndonjë ofertë rinovimi. Kështu që ndoshta jam më shumë jashtë se sa brenda”.
“Unë kam qenë këtu për shumë vite dhe nuk ka një klub si ky, por çështja nuk është tërësisht në duart e mia. Tani është pothuajse dhjetor dhe ende nuk kam dëgjuar asgjë për të ardhmen time. Unë i dua tifozët dhe ata më duan mua, por ne nuk vendosim. Tani prisni dhe shikoni. Sigurisht, është zhgënjyese që nuk kam marrë ende një propozim”.
Nisur nga kjo situatë, legjenda Jamie Carragher është shumë i zemëruar: “Sigurisht që ka pasur një diskutim mes palëve. Për momentin ka një ndryshim të madh midis asaj që Salah dhe agjenti i tij thonë se ai vlen, si financiarisht dhe për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, dhe asaj që ofron Liverpool. Arsyeja pse Liverpool nuk ka bërë ende një ofertë kontrate është sepse ata e dinë se Salah do ta refuzojë atë”.
“Por më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer me të. Liverpool do të luajë kundër Real Madridit nesër dhe Manchester Cityt në fundjavë, dhe në shtatë vjet Salah është ndalur dy herë në zonën mikse vetëm për të folur për kontratën. Nëse vazhdon me këto komente, do të tregojë se është egoist”, tha ish-mbrojtësi për Sky Sports.