• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Salcburgu nën presion në “San Siro”, kujdes djalin e ish-it Simiç

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Salcburgu mbërrin në Milano me shpresën për t’u dhënë tifozëve të paktën një performancë të bukur dhe një përpjekje maksimale përballë Interit edhe pse e dinë që nuk do ta kenë të thjeshtë.inter

Tri humbje radhazi në shtëpi nuk janë udhërrëfyesi që austriakët shpresonin të merrnin përpara se të shfaqeshin në “San Siro” kundër zikaltërve. Ndeshja ndaj Laskut në kampionat, e fundit sipas rendit kronologjik, bëri që tifozët të humbin durimin, me tifozët që rreth minutës së 85- të vërshëllyen dhe u larguan, pavarësisht se rezultati ishte ende në barazim. Në Salcburg janë mësuar të shohin skuadrën që luan një futboll agresiv, i cili mungoi kundër Laskut, por në Ligën e Kampioneve skuadra e Gerhard Shtruber ende mund të luajë kartat e saj.

Trajneri do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë, si dhe dëshirën për t’iu imponuar të riut Roko Simiç, djalit të ish-lojtarit të Interit dhe Milanit, Dario. Ish-mbrojtësi kroat ka luajtur me zikaltrit në periudhën 1999- 2002 e më pas ka mbrojtur ngjyrat kuqezi në periudhën 2002-2008. Djali i tij është shprehur se ka kujtime të bukura nga Milano si fëmijë, por ata që e njohin 23-vjeçarin e përkufizojnë si një sulmues prej atyre të aftëve për të kafshuar mbrojtësit kundërshtarë dhe për të destabilizuar repartet.

Në herën e tij të parë në “San Siro” është gati të detyrojë prapavijën zikaltër të gabojë. Skena është ajo e duhura. Për më tepër, sepse siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Milani po e monitoron..

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Humbi miliona, u martua me një modele erotike, tashmë ish-ylli i futbollit po merret me “reality show”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.