Wednesday, 13. May 2026
Sport

Salzburgu eliminon skuadrën holandeze

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Salzburg është kualifikuar në kualifikueset e play-off-it të Champions Leagzue. 

Twente nuk i mjaftoi barazimi para shikuesve të vet ndaj skuadrës austriake Salzburg. 

Skuadra holandeze ka barazuar si vendas me rezultat 3:3 ndaj Salzburgut dhe kësisoj është eliminuar nga Champions League. 

Ndeshja e parë pati përfunduar me rezultat 2:1 në favor të Salzburgut.

Futbollistët Kjaergaard (17′), Nene (25′), Yeo (46′) shënuan për skuadrën austriake dhe Hilgers (43′), Van Hoorenbeeck (64′) e Steijn (87’) për Twenten.

Duhet theksuar se në minutën e 73-të, Kjaergaard i Salzburgut, dështoi nga penalltia.

Teilen: