Futbollisti Samson Ebuka ka ndarë rrugën me Dritën e Gjilanit.
Futbollisti nuk dihet se ku do të shtegtojë në edicionin e ri 2024-2025.
“Samson Ebuka ka përfunduar kontratën me ne dhe ai është përshëndetur me pjesën tjerë të ekipit.
Ebuka ishte bashkuar me ekipin tonë në shkurt të këti viti dhe kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Ebuka është paraqitur në 20 ndeshje në dy kompeticionet, kampionat dhe kupë”, – njofton FC Drita.