Historia është bërë mbrëmjen e së enjtes në Serravalle, ku kombëtarja e San Marinos ka arritur fitoren e parë në ndeshjet zyrtare në histori, duke mposhtur 1-0 Lihtenshtajnin në startin e grupit 1 të divizionit D të Ligës së Kombeve.
Kjo fitore u arrit me një gol të vetëm të sulmuesit 19-vjeçar, Nicko Sensoli, në minutën e 53-të, transmeton GazetaBlic Sport.
Exactly how I’d imagine a San Marino goal tbf pic.twitter.com/JO6MK68zGQ
— ⛷️ (@stokaljona) September 5, 2024
San Marino nuk kishte fituar asnjë ndeshje që nga viti 2004 – më 28 prill të atij viti ata mundën të njëjtin Lihtenshtajn, por në një lojë miqësore – por kjo ishte fitorja e tyre e parë në nivel zyrtar.
Ishin 205 ndeshje, duke përfshirë miqësoret dhe kualifikimet për Botërorin, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, me nëntë barazime për të thyer monotoninë e humbjeve të pësuar.
🇸🇲 SAN MARINO WIN A GAME FOR THE FIRST TIME IN 20+ YEARS & A COMPETITIVE MATCH FOR THE FIRST TIME EVER!!!
History is made as the worst team in the FIFA rankings (210th) finally end the longest winless run in international football history (140 games dating back to April 2004)!!! pic.twitter.com/xbB3M2WQUE
— The Sweeper (@SweeperPod) September 5, 2024
/GazetaBlic Sport/