Danimarka ashtu siç pritej edhe ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 4:0 ndaj San Marinos.
Mysafirët ishin një kafshatë e lehtë për vendasit.
Golat i realizuan Hojbjerg (26′), Maehle (28′), Wind (40′) e Polusen (90+3’).
Në Grupin H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Finlanda kryeson me 12 pikë, pasojnë Danimarka me 10, Sllovenia 10, Kazakistani 9, Irlanda Veriore 3 dhe San Marino 0 pikë.