Finalja e Champions-it në vitin 2027 do të mbahet në stadiumin e Atletiko Madrid. “Metropolitano” pritet të konfirmohet nga UEFA në muajin maj.
Rafael Luzan, presidentii federatës në Spanjë, ka njoftuar i pari këtë lajm.
“Do ta mbajmë finalen e Champions-it në vitin 2027 në stadiumin ‘Metropolitano’”, u shpreh presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit.
Finalja e vitit 2027 ishte programuar për t’u mbajtur në “San Siro”. Stadiumi i Milanos e humbi këtë të drejtë, që e fiton një stadium spanjoll.
PANORAMASPORT.AL