Thursday, 22. January 2026
Sport

“San Siro” i ezauruar, ja sa milionë euro pritet të arkëtojë Interi nga dueli me Atletikon

GS 20/02/2024 1 Min. Lesezeit

Nuk përbën më lajm që stadiumi “Xhuzepe Meaca” është i tejmbushur në çdo ndeshje që luan Interi.

gdfg

Edhe këtë herë, kundër Atletikos së Madridit pritet që tifozët të japin një mbështetje të madhe për futbollistët. Lajmi është që nga dueli i mbrëmjes së sotme, skuadra zikaltër pritet që të arkëtojë afro 9 milionë euro duke u shndërruar në ndeshjen e dytë të historisë që sjell më shumë të ardhura për Interin. Për shifrën zyrtare duhet të presim përfundimin e sfidës.

Ndeshja e parë që ka arkëtuar më shumë të ardhura ka qenë gjysmëfinalja e vitit të kaluar mes Interit dhe Milanit që solli në arkat e klubit 12.5 milionë euro. Për Interin, kjo ndaj Atletikos do të jetë e dyta. Ndërkohë që Milani ka arkëtuar 10.4 milionë euro në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Interit sezonin e kaluar dhe ndaj Totenhemit në shkurtin e vitit 2023 ku arriti të merrte 9.1 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: