• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sancho në prag të largimit nga Manchester United

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jadon Sancho raportohet se është në prag të largimit nga Manchester United me anglezin që thuhet se tashmë ka mbajtur bisedime me trajnerin e Borussia Dortmundit, Edin Terzic.

Reprezentuesi anglez është përjashtuar nga aktivitetet e ekipit të parë nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, pasi pati një përplasje publike me trajnerin holandez për performancën e tij në stërvitje. Ten Hag thuhet se e ka bërë të qartë se Sancho nuk do të kthehet në ekipin e parë nëse nuk kërkon falje.

Mes mosmarrëveshjes së tij të vazhdueshme me shefin e Djajve të Kuq, Sancho thuhet se është afër të pranojë të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit dhe është ende në kontakt me menaxherin e Dortmundit, Terzic, sipas asaj që transmeton eksperti i Sky Sports , Florian Plettenberg.

Pavarësisht kontakteve mes Sanchos dhe Terzic, një rikthim në Bundesligë ende shihet si shumë i pamundur. Prioritet për 23-vjeçarin është që të luajë rregullisht, edhe pse një largim nga Old Trafford tani duket një formalitet.

Manchester United do të rikthehet në aksion sot (e martë) ku do të jenë nikoqir i ekipit turk Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, ata nuk do të llogarisin në shërbimet e Sanchos në këtë ndeshje përkundër faktit që ai u pa në qendrën stërvitore “Carrington”.

Next Post

Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike në boks

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.