Drejtuesit e Borussia Dortmundit po planifikojnë të rikthejnë në skuadër lojtarin e Manchester United, Jadon Sancho në janar të vitit të ardhshëm, sipas mediave britanike.
Sancho dëshiron të largohet nga Manchester United pasi nuk ka luajtur për klubin Old Trafford për më shumë se dy muaj për shkak të një konflikti me menaxherin e “Djajve të Kuq”, Erik ten Haag, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi anglez ka më shumë se dy muaj që nuk stërvitet me shokët e skuadrës dhe as nuk lejohet të afrohet me ndonjë anëtar të ekipit të parë në ambientet e klubit.
Borussia dëshiron të rikthejë Sanchon në Dortmund, pasi ish-lojtari anglez luajti për ekipin gjerman nga 2017 deri në 2021.
Megjithatë, mediat britanike thonë se problemi më i madh është në realizimin e transferimit të pagave të lojtarëve të United, pasi Sancho fiton rreth 400 mijë euro në javë në klubin nga Manchesteri.
Gjithashtu, thuhet se opsioni më real për Borussia është huazimi afatgjatë në të cilin Manchester United do të paguante një pjesë të fitimeve të Sanchos./Lajmi.net/