Javët e fundit, Bajerni ka zgjatur kontratat me tre lojtarë kyç, Manuel Nojer, Alfonso Dejvis dhe Xhamal Musiala. Rinovimi me Joshua Kimish është gjithashtu në zhvillim. Siç raporton “tz”, diçka mund të ndodhë së shpejti me Leroi Sane. Sipas reporterit të “tz”, Florian Shimak, kontrata mes klubit dhe lojtarit po hyn në fazën e nxehtë.
Ajo që është veçanërisht interesante është se Sane ende nuk ka një ofertë konkrete nga Bajerni, por së fundmi ka pasur një “këmbim pozitiv” mes dy palëve. Kontrata e anësorit skadon në fund të sezonit. Edhe pse 29-vjeçari është në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdha, veçanërisht nga Premier Liga angleze, si transferim i lirë.
Në muajt e fundit, Sane ka theksuar vazhdimisht se do të dëshironte shumë të qëndronte me rekordmenët e Gjermanisë për sezonin aktual. Fillimisht Sane do të duhet të nënshkruajë një kontratë të lidhur me paraqitjen. Përgjegjësit në Mynih kohët e fundit janë treguar mjaft të rezervuar.
Sipas thashethemeve, drejtuesit e gjigandëve nga Mynihu duan të presin dhe të shohin si do të performojë Leroi në gjysmën e dytë të sezonit përpara se të uleshin sërish në tryezën e bisedimeve. Sane ka pasur një sezon të përzier deri më tani me shumë ulje-ngritje.
Megjithatë, kurba e formës kohët e fundit është drejtuar paksa lart. Një argument tjetër në favor të zgjatjes së 29-vjeçarit është fakti që trajneri Vinsent Kompani është i përkushtuar fort ndaj anësorit të shkathët. Në 31 paraqitje konkurruese, Leroi Sane ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tre asistime.
PANORAMASPORT.AL