• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sane nuk bind te Bajerni, Guardiola kërkon rikthimin e tij te Mançester Siti

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas raportimeve të mediave angleze, Leroi Sane tashmë është në listën e dëshirave të disa klubeve të Premier Ligës, veçanërisht te Mançester Siti. Kontrata e Sanes në Mynih skadon verën e ardhshme dhe sipas raporteve të vazhdueshme, drejtuesit e Bajernit janë ende kritikë për një zgjatje.

guardiola sane

Sipas portalit “Football Insider”, përveç Liverpul, Mançester Junajtid dhe Çelsi, edhe ish-klubi i tij Mançester Siti po monitoron situatën rreth sulmuesit gjerman. Sane ende gëzon respekt të madh nga trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Katalanasi e stërviti Leroin për katër vjet gjatë kohës së tij në Angli dhe festoi suksese të mëdha me të, dy kampionate, një “FA Cup” dhe çmimin si “Lojtari më i mirë i ri” në Premier Ligë në 2020.

Në 135 ndeshje konkurruese për Sitin, 28-vjeçari shënoi 39 gola dhe dha 43 asistime, statistika mbresëlënëse që e bëri Sanenë një nga lojtarët e shquar nën drejtimin e Guardiolës. Anësori në fjalë ka qenë një nënshkrim premtues për Bajernin që nga transferimi i tij në vitin 2020, por shpesh nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Bavarezët investuan rreth 50 milionë euro te anësori, paga vjetore e të cilit përflitet 20 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Deri më tani, Sane ka luajtur 194 ndeshje konkurruese për Bajernin, ka shënuar 53 gola dhe ka “përgatitur” 51 të tjerë. Pavarësisht këtyre shifrave, drejtuesit e klubit më të titullar në Gjermani janë kritikë për vazhdimin e kontratës, arsyeja për këtë janë luhatjet e forta në formë të 28-vjeçarit.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dinamo, merkato pa revolucion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.