Janë të paktë ata lojtarë të cilët si kundërshtarë kanë marrë duartrokitjen nga stadiumi “Santiago Bernabeu” gjatë një ndeshje kundër Realit. Një prej tyre është Alesandro Del Piero, i cili ishte protagonist absolut i fitres 2-0 të bardhezinjve të Juventusit në 5 nëntorin e vitit 2008 në Ligën e Kampioneve.
Del Piero shënoi dy gola në atë ndeshje duke dhënë provë të aftësisë së tij dhe në momentin kur doli nga fusha, i gjithë stadiumi u çua në këmbë për ta përshëndetur. Sot, ish-futbollist ka vizituar përsëri stadiumin legjendar si opinionist për “:Sky Sport” për ndeshjen që luan Reali ndaj Milanit në të njëjtin turne.
“Është e jashtëzakonshme për mua të kthehem këtu dhe kujtoj momente të tilla. Ky është një stadium historik në këndvështrime të ndryshme. Ishte diçka e bukur kur më bënë duartrokitjen, tani kam kënaqësinë që të përjetoj edhe më shumë Madridin. Një natë specialë, nga shumë pikëpamje.
Si kundërshtar e dije që përballeshe me historinë, por edhe me një klub gjigand të së tashmes, ka një raport special të kësaj skuadre me këtë trofe. E ndjejnë që netët e Champions janë të ndryshme nga ato të kampionatit, duket sikur telashet kalojnë, problemet zhduken për një orë e gjysmë. Dhe këtu të shkatërrojnë. Por dua ta kujtoj atë ditë në të cilën Juventusi erdhi këtu dhe fitoi”, tha Del Piero para ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL