Asnjë futbollist i Santos nuk do ta ketë mundësinë që ta bartë fanellën me numrin 10 në sezonin e ri, shkruan ESPN.
Kjo fanellë me këtë numër e bëri të famshëm legjenda Pele.
Derisa ekipi do të garojë në sezonin e ardhshëm në Serie B, pas rënies nga elita e futbollit brazilian.
Dhe për këtë arsye, kryetari i ri i klubit, Marcelo Texeira, ka marrë vendim që në shenjë respekti për Pele, 10shi i Santos të mos përdoret deri në rikthimin e ekipit në Serie A.