Top Channel ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të UEFA Champions League për sezonin 2026-2027, duke rikthyer në ekranin e tij kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Sara Hoxha, e cila ka ndarë në InstaStory njoftimin e Top Channel me mbishkrimin:
“Champions rikthehet në Top Channel”, duke konfirmuar rikthimin e turneut në televizionin kombëtar.
NEWS E PAPRITUR/ Vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Ernest Muçi LARGOHET nga KombëtarjaSipas njoftimit zyrtar, ndeshjet më të rëndësishme të UEFA Champions League do të transmetohen ekskluzivisht në Top Channel, duke sjellë për publikun shqiptar përballjet e klubeve dhe yjeve më të mëdhenj të futbollit europian gjatë sezonit të ri.
Me këtë marrëveshje, Champions League rikthehet sërish në ekranin e Top Channel, duke u bërë një nga ngjarjet sportive kryesore që do të ndiqet nga tifozët shqiptarë gjatë sezonit të ardhshëm.
