Thursday, 23. July 2026
Sport

Sassuolo interesohet për Asllanin

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Kristjan Asllani do të largohet nga skuadra e Interit por jo edhe nga kampionati i Italisë, kanë njoftuar mediumet italiane.

Bëhet e ditur, se skuadra e Sassuolos ka shprehur interesim për Asllanin, të cilin po synon ta transferojë gjatë këtij muaji.

Asllani te Sassuolo po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe zëvendësim ideal për të lënduarin Ismael Kone, që u dëmtua në Botëror me Bregun e Fildishtë.

Interi është i gatshëm ta shesë Asllanin, të cilin e vlerëson rreth 10 milionë euro dhe po pret ofertën zyrtare të Sassuolos.

Asllani, aktualisht është në përgatitje me Interin në Gjermani por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Christian Chivu.

Sezonin e shkuar, Asllani ishte i huazuar te Torino dhe pastaj Beshiktashi kurse me Interin ka kontratë deri në vitin 2028.

Teilen: