Saudi Pro League kundër Cristiano Ronaldos: Asnjë individ nuk vendos përpara klubit
Do të luajë, apo jo? Tifozët e Cristiano Ronaldos dhe skuadrës së tij, Al Nassr, presin të mësojnë, nëse në mbrëmje ylli portugez do të jetë në fushë ndaj Al Ittihad, duke i dhënë fund protestës. Ai u bë çështje, pasi gjykon se favorizohen skuadra të tjera të Saudi Pro League dhe jo Al Nassr.
Indinjatën e CR7 e shtoi më shumë kalimi i Karim Benzema nga Al Ittihad tek Al Hilal, që drejtohet nga Simone Inzaghi dhe mban vendin e parë.
Si Al-Nassr, edhe Al-Hilal, klubi me i suksesshëm në vend, janë mes skuadrave që kontrollohen nga Fondi sovran saudit (PIF) dhe sipas Ronaldos, ai vendos se kë duhet të favorizojë. Për këtë arsye portugezi nuk luajti kundër Al Riyadh dhe nuk u stërvit, duke “kërcënuar” se do ta vazhdonte protestën, madje dhe se do të largohej në fund të kampionatit.
Sjellja e tij nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Saudi Pro League, që ka shpërndarë një njoftim, ku shkruhet: “Çdo klub vepron në mënyrë të pavarur, sipas rregullave të veta. Klubeve u takojnë vendimet për pagat, shpenzimet dhe strategjitë, brenda një kuadri financiar të projektuar për të garantuar qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin kompetitiv. Ky kuadër aplikohet njësoj në gjithë kampionatin”.
Sipas një zëdhënësi të Saudi League, të cituar nga Bbc, “Cristiano Ronaldo si çdo lojtar elite, dëshiron të fitojë, por asnjë individ nuk mund të përcaktojë vendimet që shkojnë përtej klubit”.