Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Sauditët paguan 23 milionë euro Ligën e Serisë A për të organizuar Superkupën e Italisë në Riad

GS 03/01/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas llogaritjeve të “Calcio e Finanza”, Arabia Saudite ka paguar plot 23 milionë euro për të organizuar në Riad Superkupën e Italisë.

Mësohet se 16.2 milionë euro do ti shkojnë katër skuadrave pjesëmarrëse. Fituesja do të përfitojë 8 milionë euro ndërsa finalisja humbëse do të duhet të kënaqet me 5 milionë euro.

Ndërsa secila prej skuadrave të eliminuara në gjysëmfinale do të shkojnë 1.6 milionë euro. Falë këtyre shifrave Superkupa e Italisë është kompeticioni më i paguar mes pesë kampionateve më të rëndësishëm të Europës.

Teilen: