• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sauditët “thyejnë” bankën, 350 milionë euro për Vinin/ Reali i qëndron klauzolës prej 1 miliard euro

24/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Arabinë Saudite janë të fiksuar pas Vinicius Zhunior. Dhe ata kanë vendosur t’i rikthehen brazilianit, i cili jo më larg se verën e kaluar refuzoi 1 miliard euro pagë për pesë sezone. Në afatin kalimtar veror të vitit 2025, kur përfundon sezoni aktual, nga Arabia Saudite pritet të mbërrijë një tjetër “thes” me miliona euro.

vinicius

Këtu nuk po flasim për një skuadër të vetme, në këtë rast Al-Ahli, por për një shtet që po lëviz dhe do të përpiqet të ndërmarrë atë që do të ishte transferimi më i madh në historinë e futbollit. Nga Anglia vijnë lajme se sauditët janë të gatshëm të vënë në tryezë një ofertë që do të thyente të gjitha rekordet: 350 milionë euro për Realin e Madridit. Shuma maksimale e paguar për një futbollist është 222 milionë euro që PSG-ja i pagoi Barcelonës për Nejmar Zhunior në vitin 2017.

Sipas portalit “Give Me Sport”, Al-Ahli është klubi më i interesuar për të blerë shërbimet e Vinicius, nëse lojtari nga Rio de Zhaneiro largohet nga Reali dhe vendos të shkojë në Arabinë Saudite. Në garë për brazilianin janë edhe Al-Hilal dhe Al-Nasr, ku në këtë të fundit luan dhe idhulli i Viniciusit, Kristiano Ronaldo.

Tek Al-Ahli ka yje si Mahrez, Firmino dhe Gabri Veiga. Vini ka një kontratë me Realin e Madridit deri në vitin 2027, pasi ka zgjatur kontratën e tij në tetor të 2023-it dhe gjithmonë ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar për shumë vite në klubin e bardhë. Klauzola e tij është 1 miliard euro, shifër të cilës i referohet gjithnjë Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sauditët “thyejnë” bankën, 350 milionë euro për Vinin/ Reali i qëndron klauzolës prej 1 miliard euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.