• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sauthgejt drejt largimit nga Anglia, zbulohet lista e kandidatëve për ta zëvendësuar në stolin e “tre luanëve”

15/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Finalja e humbur me Anglinë në Euro 2024 pritet të jetë ndeshja e fundit e Garet Sauthgejt në drejtimin e “tre luanëve”. Trajneri pritet që të bisedojë në ditët në vijimi me drejtuesit e Federatës Angleze, por për shumëkënd është e qartë se cikli i tij ka mbaruar me këtë turne, edhe pse brenda kësaj organizate mendojnë se atij i duhet dhënë një mundësi deri në Botërorin 2026.

Gareth-Southgate

Gjithsesi, pritet që të nisë shpejt punë për të gjetur një zëvendësues të mundshëm, teksa mendohet se Federata Angleze ka që tani një listë me “prioritete” që do të kontaktojë për t’i propozuar vendin vakant. Sipas mediave britanike, janë katër emra të cilët janë të parët në listë: Edi Haui, Graham Poter, Li Karsli dhe Mauricio Poçetino.

Drejtori teknik i Federatës, Xhon MekDermot, admiron punën e Hauit te Bornmuth dhe tani Njukasëll. Ndonëse ai është i lumtur në klubin e tij, do të merrte në konsideratë një ftesë nga ekipi përfaqësues i Anglisë.

Poter ndërkohë është pa punë prej një viti, që kur u shkarkua nga Çelsi, teksa ka refuzuar disa mundësi për t’u kthyer në drejtim. Karsli është trajneri aktual i U21 të Anglisë dhe do të ishte pjesë e procesit të intervistimit të kandidatëve. Edhe Poçetino ka shfaqur hapur interes ndaj mundësisë për të drejtuar Anglinë, nëse do i jepet kjo mundësi.

Emra të tjerë që mund të merren në konsideratë janë Tomas Tuhel, Frank Lampard, dhe Stiven Xherard.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shaqiri largohet nga kombëtarja e Zvicrës: Është momenti, faleminderit të gjithëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.