Yjeve të Anglisë i është dhënë një ditë pushimi për t’u çlodhur me gratë e tyre e tyre, pavarësisht barazimit zhgënjyes me Danimarkën të enjten. “Tre luanët” bënë një paraqitje të dobët në Frankfurt, ndërsa u ndalën në një barazim 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit.
Tifozët dhe ekspertët mbetën të zemëruar për mungesën e forcës së Anglisë, e cila nuk bindi në lojë as në fitoren e ndeshjes së parë kundër Serbisë. Dhe djemtë e Garet Sauthgejtit do të duhet ta sigurojnë kualifikimin në ndeshjen e tyre të fundit në grup kundër Sllovenisë të martën, ndonëse me grupin që kishin, parashikohej që ta kishin arritur këtë pas dy ndeshjesh.
Megjithatë, ata u lejuan që të shohin partneret dhe familjet e tyre ditën e premte, me trajnerin Sauthgejt që vendosi të hapë dyert në kampin e tyre luksoz në Blankenhain. Lojtarët deri më tani kishin qenë të izoluar nga të dashurit e tyre, për të ndërtuar një ndjenjë uniteti të ekipit. Por një vizitë nga VAG-sat dhe familjet pas ndeshjes së dytë ishte rezervuar që në fillim. Dhe pavarësisht se puna e tyre në fazën e grupeve nuk ka përfunduar ende, yjet e Anglisë do të vazhdojnë të kalojnë kohë me të dashurit siç është planifikuar.
Federata Angleze pagoi 800,000 £ për të prenotuar resortin “Vaimarer Land Golf dhe Spa” në Blankenhain, duke rezervuar të gjitha 94 dhomat. VAG-sat dhe familjarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga komoditeti dhe luksi, duke përfshirë masazhet, një dhomë me avull dhe opsione të shkëlqyera ngrënieje. Në resort ekziston edhe një kamerier robot i quajtur Robi, i cili jep një dorë për të ndihmuar në kuzhinë.
Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL