Savinjo u bë blerja e parë e Mançester Sitit në merkaton e kësaj vere, ndërsa sulmuesi brazilian erdhi nga klubi simotër i Sitit, francezët e Truasë.20-vjeçari është vlerësuar shumë nga trajneri Pep Guardiola për polivalencën e tij në fushë, me katalanasin që tha se ai mund të luajë si në krah të sulmit, ashtu edhe në qendër, ndërsa vetë futbollisti tha:
“Të gjithë kanë një ëndërr, të gjithë duan të luajnë këtu.
Është një privilegj të jesh këtu te Mançester Siti.
Kjo është dita më e lumtur e karrierës time. Unë mezi po pres që t’ia nis. Bëra një sezon të pabesueshëm te Girona.
Mahrez është idhulli im, kjo është arsyeja përse unë mora numrin e tij. Ai është një frymëzim. Jam brazilian dhe më pëlqen të dribloj”.