Wednesday, 22. July 2026
Sport

Scaloni: Arbitrimi i padrejtë? Jo, Spanja ishte më e mirë

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur me shumë klas pas humbjes në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës.

Pavarësisht polemikave për golin e anuluar të Nico Williams në minutën e 97-të dhe kartonin e kuq të Enzo Fernandez, argjentinasi nuk kërkoi asnjë alibi.

“A ishte arbitrimi i padrejtë? Jo. Humbëm sepse Spanja ishte ekipi më i mirë”.

“Duhet ta pranojmë këtë.”

Ai shtoi se humbja duhet pranuar sepse sjellë mësime.

“Na mungoi diçka, ky është realiteti. Ndonjëherë duhet ta pranosh, dhe kjo vetëm do të na bëjë më të mirë”

Spanja e mbylli finalen në MetLife Stadium me fitoren 1-0 pas shtesës, me golin vendimtar të zëvendësuesit Ferran Torres në minutën e 106-të, për titullin e dytë botëror.

Argjentina, kampione në fuqi, nuk regjistroi asnjë goditje në portë në kohën e rregullt dhe mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Enzo Fernandez.

Teilen: