• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Scaloni merr ndëshkimin e pazakontë

29/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është skualifikuar me një ndeshje në Kupën e Amerikës për shkak të një rregulli të veçantë dhe pak të njohur, të cilin shumë prej nesh ndoshta nuk e dinë.

Euro 2024 mund të jetë fokusi i tifozëve të futbollit në të gjithë Europën, por nuk është i vetmi turne ndërkombëtar që zhvillohet këtë verë, pasi Copa America po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Argjentina tashmë është kualifikuar në fazën eliminatore të kompeticionit pasi fitoi dy ndeshjet e para të grupit.

Një fitore 2-0 ndaj Kanadasë u pasua me një fitore 1-0 kundër Kilit, dhe ata përfundojnë fushatën e tyre në Grupin A kundër Perusë mbrëmjen e sotme.

Megjithatë, trajneri i Argjentinës Scaloni nuk do të jetë në stol për përballjen kundër Perusë, pasi mori një dënim me një ndeshje në fitoren kundër Kilit.

Scaloni theu një rregull të veçantë dhe pak i njohur për të cilin shumë prej nesh ndoshta nuk e dinim se ekzistonte.

Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL e ka dënuar Scalonin me një ndalim me një ndeshje, pasi lojtarët e Argjentinës u vonuan për të rihyrë në fushë pas pjesës së parë të fitores ndaj Kilit.

Ndihmës trajneri i Argjentinës, Walter Samuel shpjegoi se si Scaloni reagoi pasi mësoi lajmin.

Duke folur për The Athletic, Samuel tha: “Lionel është i mërzitur për këtë. Ne e konsiderojmë veten si staf me shumë profesionalizëm.

“Ne e morëm vesh sot. Ishte një befasi. Ndonjëherë flitet për një detaj të vogël. Ne nuk po përpiqeshim të fitonim një avantazh. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës dhe të ecim përpara”.

Nëse Argjentina fiton Grupin A, do të përballet në çerekfinale me vendin e dytë të Grupit B, që mund të jetë Ekuadori, Meksika apo Venezuela, në varësi të mënyrës se si do të jenë rezultatet e ndeshjeve të fundit të grupit.

Next Post

Mërgimtarët, të gatshëm të paguajnë gjobën e UEFA-s për flamurin e UÇK-së në “Euro 2024”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.