Tuesday, 21. July 2026
Sport

Scaloni, pas humbjes në finale: Qëndroj deri në dhjetor, pastaj largohem nga Argjentina!

GS 20/07/2026 2 Min. Lesezeit

“Do të vazhdoj deri në dhjetor. Pastaj do të flas me presidentin Claudio Tapia. Ideja është që të marr një pushim. Ky është një vend spektakolar, çdo argjentinas do të donte të ishte këtu. Ishte një kënaqësi, një nder të isha këtu. As që e ndërroja një gjë të tillë”.

Kjo është deklarata e trajnerit Lionel Scaloni pas ndeshjes së 104-t në krye të Argjentinës, finales së Kupës së Botës kundër Spanjës, ku humbi 1-0. “Deri në dhjetor, nëse presidenti do të dojë, do të qëndroj këtu. Më pas është e komplikuar, sepse është e drejtë që njerëzit të ndryshojnë. E shoh si një të mirë.

Ajo që duhet të mbetet ka të bëjë me shpirtin e kësaj skuadre, ndjenjën e unitetit mes lojtarëve dhe tifozëve. Kjo ndjenjë besoj se nuk duhet të thyhet kurrë dhe duhet të jetë përgjithmonë. Do të qëndroj deri në dhjetor dhe më pas me shumë mundësi do të largohem”, – shtoi më tej Scaloni.

Për finalen, trajneri argjentinas u shpreh: “Na u desh të bënim shumë zëvendësime. Jam krenar për lojtarët. Messi është 39 vjeç dhe është i pabesueshëm. Mund të luajë derisa të dojë, është lojtari më i mirë.

Teilen: