• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Scamacca rreziku më i madh”, Ajeti: Jemi të përgatitur për çdo skenar

11/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.

Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti po zhvillon mesditën e kësaj të marte, një konferencë për shtyp, nga ku tregoi më shumë për mënyrën e analizimit, që i kanë bërë “Të Kaltërve” të Italisë e më tej shtoi se pjesëmarrja sërish në Kampionatin Evropian është një ëndërr e bërë realitet.

“Për momentin kemi analizuar gjithmë ekipin italian dhe besoj që ditët në vijim do të analizojmë me detaj sulmuesit dhe lojtarët individual. Ne duhet të përgatitemi për çdo skenar. Për mua Scamaça është rreziku më i madh i “Të Kaltërve”, megjithatë duhen parë të gjithë, pasi Italia nuk luan me vetëm një lojtar.

Kampionati Evropian të jep një emocion shumë të veçantë. Besoj se çdo lojtar e ëndërron të jetë pjesë e këtij turneu dhe ne kemi fatin e madh, që kemi arritur të kualifikohemi e për këtë arsye duhet të japim maksimumin”,- është shprehur më tej qendërmbrojtësi i Kombëtares. /i.m /abcnews.al

Next Post

Aty ku ndodhet Shqipëria, Jorginho: E sigurt është që grupi ynë do të dhurojë spektakël

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.