Friday, 10. April 2026
Sport

Schalke suspendoi dhe gjobiti një lojtar për një intervistë ku ai kritikoi trajnerin

GS 27/09/2023 2 Min. Lesezeit

Mesfushori i Schalkes, Timo Baumgartl, është hequr nga skuadra dhe është transferuar për t’u stërvitur me skuadrën e të rinjve për një intervistë kritike që dha pas humbjes nga St. Pauli.

Schalke e humbi ndeshjen 1:3, dhe pas ndeshjes Baumgartl sulmoi ekipin dhe trajnerin për rezultatet dhe lojërat e dobëta.

“Nuk ka fare kompaktësi. Ky është problemi i madh. Ne jemi gjithmonë një hap vonë. Nëse është 3-0 pas 30 minutash, nuk duhet të dorëzohemi. Kjo është një çmenduri. Filozofia e trajnerit është të rrezikojë dhe kjo është arsyeja pse ne pranojmë gola. Ne nuk mund të mbrojmë gjithçka”, tha Baumgartle për Sky.

“Drejtoria e skuadrës është gjithmonë e gatshme për kritika, por ato duhet të jenë të brendshme, jo publike. Kemi vendosur të pezullojmë Timon, i cili e ka pranuar gabimin, por do të jetë përkohësisht jashtë skuadrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Baumgartl ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe tani pritet të kthehet në ekipin e parë të skuadrës së Gelsenkirchen pas një jave. Përveç kësaj, lojtari do të duhet të paguajë një gjobë.

/GazetaBlic Sport


Teilen: