• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Schick “vajton” largimin e Xhakës

31/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick ka folur në lidhje me transferimin e Granit Xhakës te skuadra e Sunderlandit.

Në një intervistë për “Sky Germany”, Schick ka pranuar se humbja e Granit Xhakës është e madhe për Leverkusenin dhe më e rëndësishme se largimi i mesfushorit Florian Ëirtz.

Xhaka, të mërkurën u zyrtarizua te Sunderlandi, ekip me të cilin firmosi kontratë deri në vitin 2028 kurse Leverkuseni përfitoi 20 milionë euro nga shitja e tij.

Largimi i Xhakës nga klubi gjerman, ka bërë që sulmuesi Schick të jetë i shqetësuar për mungesën e tij në mesfushën e Leverkusenit për sezonin e ri.

“Nuk mund ta zëvendësojmë Florian Ëirtzin, por Granit Xhaka ishte lojtari më i rëndësishëm për të gjithë ekipin, dhe tani është larguar edhe ai. Xhaka ishte një lider, një lojtar me përvojë dhe tepër i rëndësishëm për Leverkusenin. Shumë gjëra funksionuan mirë me të dhe mendoj se largimi i tij është humbja më e madhe për ekipin”, është shprehur Schick.

Xhaka 32-vjeçar luajti për dy sezone tek Leverkuseni, ekip me të cilin fitoi titullin e kampionit, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Next Post

Hero për një ditë, ish-trajneri i Interit shpëton dy vajza nga mbytja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.