Friday, 10. April 2026
Sport

Schlotterbeck zgjat kontratën me BVB deri në 2031-in

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Negociatat disamujore midis Borussia Dortmund dhe Nico Schlotterbeck janë finalizuar me sukses. Sipas medieve gjermane, BVB do të njoftojë së shpejti zgjatjen e kontratës me mbrojtësin gjerman.

Mësohet se nga fundi i vitit të kaluar, drejtuesit e Borussia Dortmund kanë qenë në negociata me Nico Schlotterbeck për zgjatjen e kontratës së tij, e cila fillimisht ishte caktuar të zgjaste deri në vitin 2027-ën.

Tani, bisedimet kanë përfunduar me sukses për të dyja palët. Sipas medieve gjermane, BVB së shpejti do të njoftojë zgjatjen afatgjatë të kontratës me lojtarin gjerman deri në vitin 2031.

Bisedimet mes palëve së fundmi u penguan pasi në klubi ndryshoi drejtorin sportiv. Firma me qendërmbrojtësin do të jetë suksesi i parë i Ole Book, i cili mori vendin e Lars Ricken vetëm pak ditë më parë. Schlotterbeck do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon nga akordi i ri, ndërsa në 2027-ën do të ketë në dispozicion edhe një klauzolë, e cila do t’i lejojë që të largohet nga Dortmundit.

Teilen: