• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Schweinsteiger: Mourinho nuk më la të stërvitem me ekipin e parë

18/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në radhët e Manchester United midis 2015 dhe 2017, Bastian Schweinsteiger foli për Anglinë dhe Djajtë e Kuq, të drejtuar në atë kohë nga José Mourinho, në një intervistë dhënë podcast ‘The Overlap’, të organizuar nga legjenda e United, Gary Neville: “Kur mbërrita te Manchester United, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic në ditën e parë.

Mendova: ‘ai është fantastik, një lojtar i jashtëzakonshëm me të cilin mund të luaj dhe të stërvitem’. Më pas, të nesërmen, kur mbërrita në Carrington (në qendrën e trajnimit të Manchester United), menaxheri John Murtough ishte aty dhe më tha “nuk të lejojnë në dhomën e zhveshjes”.

“E pyeta pse dhe ai më tha se e kishte imponuar trajneri, padyshim që nuk ishte aq e lehtë edhe për të. Kështu që shkova në një dhomë tjetër zhveshjeje dhe u zhvesha atje. Gjithashtu i kërkova të më sillte pajisjet dhe këpucët e mia. Dhe më pas e pyeta se me kë do të stërvitesha dhe ai u përgjigj:

“Kemi rezervat…”. Dhe unë u stërvita me 16-vjeçarët. Në fillim mendova se ishte një shaka, pastaj pata një takim me Mourinhon pasdite dhe ai më shpjegoi se nuk më pa të lumtur te Manchester United, sepse kur u dëmtova, shkova të shërohem te mjekët gjermanë. Kalova kohë në vendin tim, ishte diçka që bëra për të përmirësuar gjendjen time fizike”.

“Pastaj fillova të stërvitem vetëm për tre muaj. Mourinho nuk më la kurrë të stërvitem me ekipin e parë, as që i pashë. Më duhej të stërvitesha para ose pas seancës së tyre, isha shumë i trishtuar, dhashë gjithçka për klubin, jo vetëm për Mourinhon”.

Next Post

Kontrata e 16-vjeçarit/ Kërkesa të larta dhe Ibra, frenim në rinovimin e Kamardas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.