• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘S’do të më zëvendësoje dot’, polemika mes Rivaldos dhe Neymarit

19/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Polemikat duket se ndjekin gjithmonë Neymar-in. Së fundmi, sulmuesi i Al Hilal-it është përfshirë në një debat me ikonën e ‘Seleçaos’, Rivaldo. Gjithçka nisi kur, në një intervistë dhënë Romário-s, Neymar zgjodhi Rivaldo-n, ish-lojtar i Barcelonës dhe Milan-it, për ta “zëvendësuar” në formacionin e kombëtares së Brazilit që fitoi Kupën e Botës në vitin 2002, duke mposhtur Gjermaninë në finale.

Përveç Rivaldo-s, Neymar përjashtoi Dunga-n për të zënë vendin e tij në skuadrën kampione të botës në 1994, përkrah Romário-s dhe Bebeto-s, si dhe Tostão-n nga ekipi i vitit 1970.

Romário: Qual desses times históricos que marcaram gerações vc jogaria?

Time de 70- Tostão, Pelé e Jairzinho

Neymar: “Tostão”

94- Romário, Bebeto e Dunga

Neymar: “Dunga”

2002: Ronaldo, Rivaldo e Ronaldinho

Neymar: “Rivaldo”

📽️: Romário TVpic.twitter.com/0rKztEf2ud

— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) January 17, 2025

Rivaldo kundërpërgjigjet

“Me gjithë respektin dhe admirimin që kam për të, mund të them me 100% siguri se kjo nuk do të ndodhte. Në atë kohë, isha aq i fokusuar, i vendosur dhe i etur për të fituar titullin botëror, sa që askush, sado i mirë të ishte në kulmin e karrierës, nuk do të mund të më zëvendësonte. E them këtë me shumë dashuri dhe respekt, por edhe me besimin e dikujt që e ka përjetuar atë moment dhe e di sa shumë luftoi për t’u bërë kampion bote’, reagoi Rivaldo në një postim në rrjetet sociale, të cilit Neymar iu përgjigj.

Përgjigjja e Neymar-it

“Qetësohu, miku im… Të gjithë lojtarët brazilianë që kanë luajtur në Botëror janë përkushtuar dhe fokusuar 100%… Disa ia dolën, disa fatkeqësisht jo, dhe kjo është pjesë e futbollit. Gjithmonë të kam respektuar dhe kurrë nuk do ta mohoj meritën tënde për futbollin brazilian… Ishte thjesht një zgjedhje mes 3 lojtarëve; nuk besoj se dëshiron që të përjashtoj Ronaldon dhe Ronaldinhon, apo jo?’, u përgjigj lojtari i Al Hilal-it.

Roli i Rivaldo-s në finalen e Botërorit

Rivaldo ka qenë një lojtar kyç për Brazilin, me 76 paraqitje dhe kontribut të jashtëzakonshëm në Botërorin 2002, duke shënuar pesë gola dhe dhënë dy asistime. Në gjysmëfinalen kundër Turqisë dhe në finalen kundër Gjermanisë, ishin rastet e vetme ku Rivaldo nuk dha asistime apo shënoi gola, por mbeti një figurë vendimtare në atë triumf historik.

Next Post

VDEO/ Zhgënjen Barcelona, Getafe nuk e lejon të fitojë në ‘Coliseum’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.