• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Së shpejti nis edhe Liga e Shkollave të Mesme

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të krijojnë Ligën e Shkollave të Mesme, projekt që do të nis së zbatuari në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim, nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu si dhe Drejtorin e Sportit, Granit Rugova. Shkak i këtij takimi ka qenë iniciativa e rëndësishme që do të ndryshojë peizazhin e futbollit të shkollave të mesme në Kosovë – Liga e Shkollave të Mesme. Ky projekt është një nismë e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës. Federata, gjithmonë e përkushtuar ndaj sportit të rinisë dhe të shkollave, është e hapur për të mbështetur projekte inovative të këtij lloji. “Liga e Shkollave të Mesme” është një projekt pilot që do të fillojë punën tani dhe zbatimi i saj fillon në shkurt të vitit 2024.”, thuhet në njoftimin e FFK-së,

Fillimisht, kjo ligë do të përfshijë 14 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, duke ndihmuar kësisoj në promovimin e aftësive sportive tek të rinjtë.

Shkollat që do të marrin pjesë në këtë projekt janë: Sami Frashëri, Xhevdet Doda, Eqrem Çabej, Dr. Ali Sokoli, 28 Nëntori, Shtjefen Gjeqovi, Hoxhë Kadri Prishtina, 7 Shtatori, Abdyl Frashëri, Prenk Jakova, Gjin Gazulli, Alauddin, Gjimnazi Matematikor, Sami Frashëri II.

Next Post

Vrau dy tifozët suedezë, ekzekutohet duke pirë kafe autori i dyshuar për sulmin në Bruksel

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.