Seanca e dytë e provave të lira në Çmimin e Madh të Japonisë u zhvillua mes ndërprerjeve të shumta dhe skenave dramatike, por në fund ishte Oscar Piastri ai që vendosi kohën më të shpejtë.
Piloti australian i McLaren kryeson klasifikimin përpara shokut të skuadrës Lando Norris, me një diferencë të vogël prej vetëm 49 mijëta sekonde – një dyshe që konfirmon momentin të shkëlqyer të makinës britanike.
Seanca u karakterizua nga katër ndërprerje me flamuj të kuq. Ajo më e rëndësishmja ndodhi që në fillim, kur Jack Doohan, me Alpine, doli nga pista me shpejtësi të lartë afër 300 km/h.
Incidenti i rëndë, fatmirësisht pa pasoja fizike për pilotin, çoi në një reduktim të konsiderueshëm të kohës në dispozicion për testime.
Pas McLaren-ëve, befasia vjen nga vendi i tretë i Isack Hadjar me makinën e Racing Bulls, një paraqitje e shkëlqyer për debutuesin franko-algjerian. Lewis Hamilton ndali kronometrin me vendin e katërt.
Charles Leclerc me SF-25 tjetër mbylli në vendin e shtatë, pas George Russell te Mercedes dhe Liam Laëson me Racing Bulls.
Dy ndërprerje të tjera u shkaktuan nga një zjarr në barin e thatë pranë pistës, i ndezur ndoshta nga ndonjë shkëndijë gjatë kalimit të makinave, ndërsa Fernando Alonso mbeti i bllokuar.
Max Verstappen, tre herë fituesi i këtij çmimi të madh, nuk shkëlqeu në këtë sesion, duke u renditur i teti. Megjithatë pilotët se pista është e vështirë edhe për shkak të erërave të forta aty.