Polonia do të përballet me Austrinë në “Olympiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampioantit Europian 2024.
Polonia vjen në këtë takim pas disfatës kundër Holandës në ndeshjen e parë me shifrat 1-2. Polakët do të synojnë fitoren e parë në këtë Europian, për të shpresuar në te një kualifikim nga vendi i tretë, duke marrë parasysh se ndeshjen e radhës e kanë me Francën, dhe në letër vetëm Austrisë mund ta kenë të lehtë t’i marrin 3 pikët.
Nga ana tjetër është Austria, si kundërshtari i saj, e humbi ndeshjen e parë të grupit kundër Francës me rezultatin 0-1. Austriakët zhvilluan një takim të mirë kundër pretendentëve kryesorë për fitimin e kompeticionit dhe këtë herë synojnë të mundin Poloninë, që edhe ajo të ketë shanse kualifikimi.
FORMACIONET ZYRTARTE
POLONIA (3-5-2): Shezni; Kivior, Davidoviçz, Badnarek; Buksa, Zalevski, Slisz, Piotrovski, Frankovski; Piatek, Zielinski | Trajner: Mikal Probierz
AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Posh, Lienhart, Trauner, Mvene; Seivald, Grillitsh; Laimer, Baumgartner, Sabitzer; Arnautoviç | Trajner: Ralf Ragnik
SONI SLAIHI-PANORAMASPORT.AL