• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sedat Berisha me Shkupin U15 fiton turneun “International Soccer Cup”

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas titullit kampion shtetëror për futbollistë të lindur në vitin 2009, ish-futbollisti i njohur, Serat Berisha, tashmë i futur në “ujërat” e trajnerëve, ka lënë pas vetes një tjetë sukses.

Në Durrës të Shqipërisë u zhvillua turneu mbarëkombëtar “International Soccer Cup”, në të cilin kampion doli gjenerata U15 e FC Shkupi e drejtuar nga Sedat Berisha. 

FC Shkupi U15 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit fitoi konkurencën me Arsenalin e Kosovës (gjysmëfinale) dhe Ardhmëria nga Mali i Zi (finale), duke marrë me meritë trofeun për vendin e parë dhe çmime tjera individuale. 

“Turne si ky janë shumë të dobishëm për çunat e ri, pasi mësojnë të përballen me konkurencë jashta vendit e që do t’u shërbejë shumë në të ardhmen.

Edhe pse për fëmijët më shumë se rezultati, rëndësi ka të mësojnë çdo ditë diçka rreth futbollit, por padyshim se jemi të lumtur për vendin e parë. Ky sukses do të jetë motiv për punë akoma më serioze në të ardhmen”, shprehet për Sportmania, trajneri i FC Shkupi U15, Sedat Berisha.

Next Post

Capello: A jeni t’sigurtë që kjo Itali ka cilësi? Lojtarët nuk janë të aftë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.