• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Seedorf “kritik” ndaj teknikut spanjoll: Guardiola ka stilin e tij, por ai nuk ka fituar Champions vitet e fundit

09/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër legjendat e shumta të botës së futbollit të pranishëm në Stamboll për të ndjekur nga afër finalen e madhe të UEFA Champions League, mes Manchester City e Inter është dhe ish-“arkitekti” i mesfushës, Clarence Seedorf.

I pranishëm në Stamboll, “tulipani” hollandez bëri një koment të shkurtër për supersfidën e mbrëmjes së nesërme, ku u shfaq shumë i “dyshimtë” drejt stilit të lojës, që tekniku i Manchester City, Pep Guardiola përdor.

“Guardiola ka stilin e tij, por ai nuk e ka fituar Champions League në vitet e fundit.  Nuk jam duke zbritur Guardiola-n. Kam shumë respekt për të, por nuk ka vetëm një stil loje. Ka mënyra të tjera për të luajtur futboll.

Stili i Klopp është i ndryshëm nga ai i Ancelotti, ky i fundit është ndryshe nga Guardiola. Vicente Del Bosque , Zinedine Zidane ndoqën stile të tjera dhe të gjithë fituan. Dhe jo vetëm një herë, por disa herë. Prandaj, mendoj se duhet ta vlerësojmë dhe respektojmë Guardiola-n për atë që bën si trajner.

Pa dyshim, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Mënyra se si ai u kërkon lojtarëve të tij të luajnë është thjesht fantastike. Por kjo nuk do të thotë se është e vetmja mënyrë”,- tha në fjalët e tij, ish-“strategu” i mesfushës së Milan e Real Madrid. /i.m /abcnews.al 

Next Post

E diela e çmendur e familjes Espozito, tre vëllezërit italianë luajnë tre finale në pak orë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.