Friday, 10. April 2026
Sport

Seferi shënon golin e shtatë sezonal

GS 06/04/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas.

27-vjeçari shënoi në minutën e 53 të ndeshjes që Bani Yas e humbi ndaj Al Wahda me shifrat 3:1.

Realizimi i Seferit ishte mjaft i bukur me sulmuesin që shënoi me të djathtën nga një kënd shumë i vështirë.

Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas, teksa lojtari shqiptar ka regjistruar edhe një asist.

Teilen: