Serhu Guirasi po lakohet gjithmonë e më shumë në kampin e Milanit si opsion për të shtuar forcën “goditëse” të kuqezinjve.
VLERA – Nga Gjermania raportohet edhe kushtet e lirimit të parakohshëm nga klubi gjerman, e cila ka të bëjë me klauzolën e vendosur me lojtarit dhe Shtutgartit. 17.5 milionë euro është kostoja që Milani duhet të depozitojë te gjermanët, e cila i hap “dritën e gjelbër” mbylljes së operacionit. Për goleadorin nga Guineja janë të interesuar edhe klubet angleze si Mançester Junajtid, Totenhem, Njukasëll, të cilët kanë fuqi të lartë ekonomike dhe mund ta konkurrojnë pa problem buxhetin e reduktuar të italianëve.
TË PANJOHURAT – I transferuar për herë të parë në tokën gjermane në vitin 2016 te Këlni, Guirasi u përballë me një problem të çuditshme, shqipërimi i emrit të tij, nga Serhu në Sehru. U deshën disa kohe që ky gabim të rregullohej nga analistët dhe komentatorët. Pas disa lëndimesh në Këln, ai u kthye në Francë, por në vitin 2022, Shtutgarti vuri bast për të, teksa po realizon suksesshëm dhe ka tërhequr vëmendje të gjerë.
Një tjetër “armë” e fshehtë e Guirasisë është jeta private. Në 2017 ai mohoi të ishte i fejuar, teksa u deklarua beqar. Vetëm tre muaj më vonë erdhi në jetë fëmija i tij i parë. Një vit më pas u martua me gruan e tij në fshehtësi me Asah, me të cilën ka edhe dy vajza. Nëse i referohemi familjes së Serhus, ata janë shumë, katër motra dhe katër vëllezër.
“Arsyeja se përse luaj futboll ka të bëjë me njërin nga vëllezërit. Kur isha në moshën 6 vjeçare hoqa dorë, marrë në konsideratë kushtet e vështira nga vija, por njëri nga vëllezërit më mbështeti dhe më dha kurajë të vijojë dhe ja ku jam sot”, ishin frazat e 27-vjeçarit në prononcimin për faqen zyrtare të ligës gjermane “Bundesliga.com”. Gjithashtu, protagonisti në fjalë e ka marrë të gjithë familjen e madhe në Shtutgart dhe ata jetojnë me të. Në etapën ekzistuese, lojtari me numër “9” në “MHPArena” ia ka dalë të finalizojë dy trigolësha, saktësisht ndaj Maincit dhe Volfsburgut.
Kanë kaluar 13 vjet nga rasti i fundit në gjirin e Shtutgartit, me autor Cacua. Nga mosha 16-vjeç deri në 20, Serhu mbajti veshur fanellën e kombëtares franceze, por zgjedhja finale ishte Guineja. Detaji interesant ka të bëjë edhe me miqësinë e krijuar me Benzhamë Pavar. Ata kanë kohë që njihet dhe ruajnë raport të fortë miqësor që prej fazës kur lojtari me origjinë nga Afrika zbarkoi në Gjermani.
Edhe pse pjesa më e madhe e tifozëve dhe lojtarëve në mbarë botën simpatizojnë Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, Guirasi ka tjetër qasje. Të preferuarit e tij janë Robert Levandovski dhe Drogba.
PANORAMASPORT.AL