• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Selektori i Gjeorgjisë: Gabimi im, e bëra të merrte karton ndaj Spanjës

23/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjeorgjia ëndërron të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, por skuadra e trajnerit Willy Sagnol-it do të duhet të bëjë pa Khvicha Kvaratskhelia në gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Luksemburgut, (fituesi do të përballet me fituesin Greqi-Kazakistan).

Lojtari i Napolit nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në këto sfida vendimtare të kombëtares së tij për shkak të një gabimi të bërë nga Willy Sagnol.

Kvaratskhelia u ndëshkua në ndeshjen e fundit, atë të luajtur kundër Spanjës, duke mbushur numrin e kartonëve, gjë që kishte ndodhur deri diku e ndikuar nga trajneri i Gjeorgjisë.

Ka qenë vetë Sagnol që ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur: “U kërkoj falje tifozëve për një gabim që është i vështirë për t’u pranuar dhe që më bën të ndihem tmerrshëm.

Isha i sigurt që të gjitha kartonët do të anuloheshin pas fazës së grupeve dhe i binda lojtarët në lidhje me këtë gjë. Nuk i kam rishikuar rregulloret, për fat të keq”.

Next Post

“Jam i dashuruar” – Asani pranon që është në lidhje dashurie: Nusen e dua vetëm shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.