Tuesday, 21. April 2026
Sport

Selmani largohet nga Dinamo Bukureshti në verë

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Astrit Selmani nuk do të jetë pjesë e Dinamo Bukureshtit pas përfundimit të sezonit aktual.

Bëhet e ditur se Selmani është në mesin e dhjetë lojtarëve që do të largohen në verë pasi iu skadon kontrata me Dinamon.

Klubi rumun ka vendosur që mos të vazhdoj bashkëpunimin me Selmanin, i cili iu bashkua në muajin shkurt si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në fund të qershorit.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar një gol në 10 paraqitje për skuadrën e Dinamos në të gjitha garat. Para se të transferohet tek ekipi rumun, Selmani ka luajtur edhe në Izrael, Suedi e Danimarkë. Gjithashtu, ai ka edhe 5 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Kombëtaren e Kosovës.

Teilen: