• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Selmani përsëri protagonist: Duhet ta tregoj veten me pritjet, Teutës i duhet pak kohë dhe durim

17/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gentian Selmani ishte një nga heronjtë e fitores 1-0 të Teutës ndaj Dinamos, ku pritjet e tij vendimtare mbajtën të paprekur portën durrsake.

Pas ndeshjes, portieri u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës:

“Ishte një sfidë intensive dhe kishim pak presion pas dy barazimeve radhazi. Me Vorën bëmë lojë të mirë, por nuk arritëm rezultatin. Sot sakrifikuam, u përqendruam dhe morëm tr pikë të rëndësishme,” tha Selmani.

Momenti më i vështirë sipas tij ishte kur Dinamo humbi disa raste të pastra, përfshirë edhe traversën, por portieri shtoi se pritjet janë pjesë e detyrës së tij: “Unë duhet të tregoj veten me pritje, më pas vjen edhe roli i liderit. Roli i portierit është gjithmonë i veçantë.”

Selmani theksoi se Teuta është ende në proces ndërtimi, por ka avantazhin e lojtarëve me eksperiencë në Superiore: “Kemi shumë të rinj, por shumica kanë luajtur më parë në këtë kampionat. Jemi vetëm tri javë bashkë, prandaj duhet kohë dhe durim.”

Portieri kujtoi edhe periudhat e vështira në karrierë, si dëmtimi te Tirana apo një sezon i kaluar jo i mirë, por u shpreh i vendosur për progres: “Kam punuar shumë, dua të përmirësohem çdo ditë, qoftë edhe 1%. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë dhe të ndihmoj ekipin.”

Në fund, ai foli me emocione për Ilirinë, skuadrën e vendlindjes: “Shpresoj të kthehen te fitorja. Kanë pasur fillim të vështirë, por me punë mund t’ia dalin.”

Next Post

Formacionet zyrtare: Liverpool – Atletico Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.