Sunday, 15. March 2026
Sport

Selmani shpjegon barazimin

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Gentian Selmani është një nga futbollistët të cilët debutuan sot në ndeshje zyrtare me fanellën e Tiranës në barazimin 1-1 ndaj Dinamo Batumi,

Një barazim i cili sipas tij lë gjithçka të hapur për kualifikimin.

“Ishte një ndeshje e fortë. E dinim që kanë një ekip të mirë.

Ata kanë më shumë ritëm në këto momente se janë në mes të sezonit, kanë luajtur 20 ndeshje.

Kurse ne ishim në ndeshjen e parë pas fazës përgatitore.

Dihet që nuk jemi në formën optimale. Por me shpirtin e garës që treguam dhe tifozët që janë lojtari i 12, ishte rezultat i mirë dhe la kualifikimin e hapur për ndeshjen e kthimit”, tha ai për MCN”.

Teilen: