• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sensoy rikthehet futbollit shqiptar me objektiv ngjitjen në Superiore

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në skenën e futbollit shqiptar rikthehet një emër i njohur. Naci Sensoy është trajneri më i ri i Laçit, me klubin kurbinas që konfirmoi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me teknikun turk për të marrë drejtimin e skuadrës në Kategorinë e Parë.

Sensoy nuk është i panjohur për ambientin shqiptar. Ai ka pasur eksperienca të mëparshme në Superiore, ku ka drejtuar ekipe si Bylis dhe Kukësi, ndërsa ka punuar edhe me FC Liria në Kosovë, si dhe në klube jashtë vendit si Vihren dhe Manisaspor. Kjo bagazh i pasur pritet të ndihmojë Laçin në objektivat e tij sezonalë.

Tekniku turk vjen në vend të Stefano Senigagliesi-t, i cili u largua nga drejtimi i bardhezinjve për arsye familjare. Debutimi i Sensoy në pankinën kurbinase do të vijë më 2 nëntor, në sfidën kundër Lushnjës.

Pas nëntë javësh kampionat, Laçi ndodhet në vendin e dytë të klasifikimit të Kategorisë së Parë me 17 pikë, pesë më pak se Skënderbeu kryesues. Objektivi mbetet i qartë: të luftohet deri në fund për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, dhe ardhja e Sensoy synon të jetë një hap i fortë drejt këtij qëllimi.

Next Post

Pezullohen 149 gjyqtarë të futbollit në Turqi-shkak skandali i basteve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.