• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serbia luan në Moskë, Kombëtarja e teknikut Stojkovic i bën “shoqëri” Rusisë

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duket si një udhëtim në një botë tjetër. Kombëtarja serbe e futbollit shkoi drejt Moskës, ku sot luan miqësoren ndaj Rusisë, diçka që do të ishte krejt normale deri dy vjet më parë, por që nuk është më e tillë. Të paktën për Evropën e Perëndimin, por edhe për vendet ku luhet futbolli i madh.

Serbia mund të thuhet se i bën një nder të madh Kombëtares ruse, të përjashtuar nga turnetë e FIFA-s dhe UEFA-s që pas nisjes së sulmit ushtarak ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Ajo bëhet e para skuadër europiane që shkon në Moskë, dhe që luan me rusët në stadiumin e Dinamo Moscow.

Prej dy vitesh, skuadra e drejtuar nga tekniku Valery Karpin ka zhvilluar vetëm disa miqësore, saktësisht 6 të tilla në 2023, me kundërshtarë si Kuba, Kenia, Kameruni, Katari, Iraku e Irani. Të gjithë emra të respektueshëm por jo një Brazil, Argjentinë, Uruguaj, Gjermani, Angli apo Francë.

Mediat serbe tregojnë se cili është opinioni publikut dhe i vetë atyre.

“Ndeshje vëllazërore, – titullon tabloidi “Kurir”, – sot luajnë Rusia e Serbia. Moska do të shohë spektakël të vërtetë. Për trajnerët Piksi e Karpin, rezultati është në plan të dytë”.

Media tjetër mjaft nacionaliste, “Alo”, komenton: “Rusët në ekstazë! Mezi e presin ndeshjen me Serbinë dhe na falenderojnë me gojën vesh më vesh!”

Edhe e përditshmja mjaft e njohur sportive, “Sportski Zhurnal”, ka të njëjtin refren: “Duel vëllazëror në Moskë, Rusi-Serbi! Lidhja emocionale e shumicës së serbëve me Rusinë i jep sfidës një rëndësi të veçantë!”

Natyrisht, e gjitha kjo është pjesë e raportit të ndërlikuar, por mjaft të rëndësishëm shpirtëror, të dy popujve. Serbia është i vetmi shtet evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, ndonëse iu është bashkuar rezolutave që dënojnë sulmin ndaj Ukrainës, dhe nuk ka njohur referendumet në Krime dhe krahinat e tjera ukrainase, që janë nën zotërimin e ushtrisë ruse. /i.m /abcnews.al

Next Post

Formula 1, Sainz në dyshim për garën në Australi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.