• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serbia, me katër mungesa/ Crvena Zvezda njofton dëmtimin e sulmuesit Katai

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet po shtohen.

Natyrisht, Shqipëria nuk ka më pak, por edhe trajneri I Serbisë, Dragan Stojkoviç, duhet të lutet që të mos I dëmtohen lojtarë të tjerë.

Pas lëndimit të mbrojtësit që luan për Lajpcigun, Kosta Nedeljkoviç, dhe pas mungesës për shkak pezullimi të dy futbollistëve të tjerë, në dispozicion nuk do të jetë as ylli I Crvena Zvezdës, Aleksandar Katai.

Sulmuesi më I mirë I kampiones së Serbisë, që në kombëtare I nis ndeshjet nga stoli, u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sëlltikut mesjavën e kaluar, ndonëse e përfundoi sfidën në fushë.

Ai nuk luajti në fundjavë ndaj Radniçkit në Superligën serbe, dhe mediat nga Beogradi njoftojnë se do të duhet të pushojë dy deri në tri javë.

Shpresohet që të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve, pra sipas të gjitha mundësive do ta humbasë duelin eliminator të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë në 11 tetor.

Kombëtarja serbe nuk do të ketë mbrojtësin dhe kapitenin Milenkoviç që mori karton të kuq ndaj Anglisë në sfidën e kaluar në shtator, si dhe mesfushori Lukiç që u pezullua pasi mori një tjetër të verdhë.

Ndeshja në Leskovac në 11 tetor do të luhet me 20 për qind kapacitet më pak, pra me 6500 tifozë në vend të 8100 pas vendimit të FIFA-s për ta dënuar Federatën Serbe.  / abcnews.al /

Next Post

Serbia–Shqipëri, ndeshja shpallet me rrezik të lartë sigurie

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.