• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serbia ndihmon Rusinë, kërkon leje nga UEFA për të bërë miqësore

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marsi i vitit 2022 soli vendimin drastik të UEFA-s, të mbështetur më pas edhe nga FIFA, për përjashtimin nga aktivitetet ndërkombëtare të klubeve dhe kombëtareve ruse, si pasojë e luftës që shpërtheu në Ukrainë. Kjo shihej si një masë sensibilizimi ndaj një lufte që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

rusia

Rusia fillimisht mendoi që të largohej nga UEFA gjatë kësaj vere dhe të bëhej pjesë e Konfederatës Aziatike, por më pas frenoi në këtë plan, duke marrë sinjale se vendimi i UEFA-s mund të kthehej së shpejti. Pranimi i ekipeve U17 në garat kontinentale duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ishte vetëm hapi i parë. Tanimë është Serbia ajo që i vjen në ndihmë për të realizuara hapin e dytë drejt kthimit të plotë.

Federata Serbe i ka shkruar UEFA-s dhe FIFA-s për të kërkuar leje që të luajë në mars një miqësore ndaj Rusisë. Serbia është pjesëmarrëse në EURO 2024 dhe e cilëson sfidën që është planifikuar të luhet në Shën Petersburg si një përgatitje për turneun.

Tani është në dorën e UEFA-s të vendosë nëse do të lejojë kthimin të paktën për miqësore të Rusisë në arenën ndërkombëtare, që do të ishte edhe hapi i parë drejt rikthimit të plotë në aktivitete. Gjatë më shumë se një viti e gjysmë, Rusia ka luajtur vetëm miqësore me skuadrat e Irakut, Kamerunit, Kubës, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit, Irakut, Katarit dhe Kenias.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Serbia dhe Rusia kërkojnë të luajnë një miqësore, pritet miratimi i UEFA dhe FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.